INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 viktima nga Covid-19! Numri i rasteve të reja nuk njeh ulje!

5 viktima nga Covid-19! Numri i rasteve të reja nuk njeh ulje!

Publikuar më: 15:31 03-09-2020

116 raste të reja me të infektuar janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga 835 testime, ku Tirana mban numrin më të lartë të të infektuarve me 49 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.

Ministria e Shëndetit bën me dije gjithashtu se fatkeqësisht 5 qytetarë nga Tirana kanë humbur jetën për të cilët nuk u tha se kishin sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Viktimat janë një 56 vjeçar; një 64 vjeçare, një 71 vjeçare; një 77 vjeçar dhe një 89 vjeçare.

Ndërsa 189 pacientë po trajtohen në dy spitalet e Covid, 20 në terapi intensive dhe 8 që janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 32 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

COVID-19 – Statistika (3 Shtator 2020)
Testime totale 65340
Raste pozitive 9844
Raste të shëruara 5732
Raste Aktive 3811
Humbje jete 301 (Qarku Tiranë 143, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2068
Durrës 472
Shkodër 288
Lezhë 195
Korçë 136
Kukës 133
Elbasan 129
Vlorë 122
Fier 121
Berat 75
Dibër 38
Gjirokastër 34

Article Logic
Execution time: 0.0031399726867676