INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet sërish numri i rasteve të reja, ja bilanci në 24 orët e fundit

Rritet sërish numri i rasteve të reja, ja bilanci në 24 orët e fundit

Publikuar më: 16:37 02-09-2020


122 raste të reja me Covid janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 6 të infektuar kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda një ditë u kryen 856, ndërsa 141 qytetarë e fituan betejën me virusin.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë. “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar”, njoftoi Flutura Beqo nga MSH.

COVID-19 – Statistika (2 Shtator 2020)

Testime totale 64505

Raste pozitive 9728

Raste të shëruara 5582

Raste Aktive 3850

Humbje jete 296 (Qarku Tiranë 138, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2058

Durrës 490

Shkodër 294

Lezhë 190

Korçë 155

Fier 134

Elbasan 132

Kukës 126

Vlorë 121

Berat 73

Dibër 39

Gjirokastër 38

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049