INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 gjërat që nuk duhet t’i thoni partnerit para martese. Kujdes!

5 gjërat që nuk duhet t’i thoni partnerit para martese. Kujdes!

Publikuar më: 13:20 17-12-2018
Një çift përpara se të martohet, duhet të ketë kujdes me bisedat jo të përshtatshme.
Ekspertët, sipas intv.al  kanë dhënë këshilla në lidhje me gjërat që nuk duhet t’i thoni njëri-tjetrit sidomos përpara se të martoheni.
 
1.  Ku jeton  partnerja që ka pasur
Kjo pyetje nuk duhet  bërë, sepse tregon se ju intereson e kaluara e tij dhe dëshironi të dini më shumë. Përderisa i përket së kaluarës, nuk ka më rëndësi për të. Kini më shumë vetbesim!
2. Si do i ndani punët e shtëpisë
Një çift para se të marrë këtë vendim, e ka idenë si do i ndajë gjërat në shtëpi. Të jetuarit bashkë, është provë sa shumë e doni njëri-tjetrin dhe sa dëshironi të jetoni bashkë. Mos i bëni gjërat me imponim, por mundohuni të gjeni  një mënyrë të përshtatshme për t’i ndarë gjërat.
3. Sa do jenë  të përfshirë në martesë  prindërit e partnerit
Prindërit e partnerit kanë rëndësinë e tyre në martesë dhe nuk duhet të diskutoni  sa duhet të jenë të përfshirë në  jetën tuaj.
4. Cilat duhet të jenë prioritetet
Përderisa  jeni në  prag martese, ju e njihni mirë njëri-tjetrin. Nuk është e nevojshme t’ia shprehni  më shumë gjërat që  kanë më shumë rëndësi për ju.
5. Mos diskutoni për shoqërinë e tij
Ndoshta ju nuk i pëlqeni disa prej miqve të tij, por nuk është momenti  i duhur , për t’i  vënë kushte. Koha do tregojë çdo gjë, prisni!
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.004086971282959