INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 gjëra të rëndësishme që duhet të dini për Virgjëreshat para se të krijoni lidhje

5 gjëra të rëndësishme që duhet të dini për Virgjëreshat para se të krijoni lidhje

Publikuar më: 12:10 07-09-2017

Virgjëresha, shenja e 6-shtë e Zodiakut, shpesh etiketohet si kritike e ashpër dhe tepër selective. Nëse jeni duke njohur një Virgjëreshë mashkull apo femër, atëhere e dini dhe e kuptoni se ka më shumë se kaq në karakteristikat e tyre. Ajo që shpesh duket si një fiksim i tyre (të arrijnë perfeksionin apo të jenë tepër korrektë me oraret) mund të jetë një ndihmë për personat që kanë afër.
Virgjëresha është një nga shenjat e Tokës, që do të thotë se janë realisht me këmbë në tokë (jo si Binjakët). Të kujdesshëm, të pastër, të skathët dhe të zgjuar, virgjëreshat janë të mbushur plot me energji si fizike ashtu dhe mendore. Kjo sepse drejtohen nga planeti Merkur që i bën të komunikueshëm dhe inteligjentë.
Virgjëreshat përshtaten më shumë me shenjat e tjera të Tokës si dhe të Ujit. Demi, Gaforrja, Shigjetari apo Bricjapi do të përbënin një çift ideal me ta.

Megjithatë, para se të lidheni me një Virgjëreshë, mësoni këto 5 fakte rreth tyre:

Virgjeresha planifikon çdo gjë
E çojnë në fund çdo gjë fillojnë, dhe kanë një parim: Mos e bëj nëse nuk e bën siç duhet. E tillë duhet të jetë edhe marrëdhënia për ta. Asgjë nuk mund t'u shpëtojë.

Janë shumë praktikë
Nëse keni të përbashkëta dhe ndjen se është koha e duhur, një Virgjëreshë do të dojë të ketë një marrëdhënie me ju. Në të kundërt, nuk do të lodhet kot; nuk para përpiqen për gjëra që duket sikur nuk do të funksionojnë. Janë komunikues shumë të mirë dhe dinë ta shprehin atë çfarë ndjejnë.

Analizojnë gjithçka me imtësi
Mund të kalojnë orë të tëra duke studiuar për diçka që ndoshta s'do të ketë kurrë një fund. Janë të shkëlqyer për të bërë kërkime dhe kur ka sfida, gjejnë strategjitë e duhura për t'i zgjidhur. Mbajeni mend: një Virgjëreshë mendon me mendje, jo me zemër.

Janë kritikë, por shpesh për mirë
Një person i shenjës së Virgjëreshës mund ti kritikojë pohimet tuaja me argumenta tepër të drejtpërdrejta, aq sa tju acarojë, por nëse ju jeni në një situatë të vështirë, ai do tju ndihmojë me të vetmin motiv për tju shërbyer.

Kërkojnë pavarësinë e tyre
Çuditërisht, aq sa të gatshëm janë njerëzit e shenjës së Virgjëreshës për të ndihmuar të tjerët, aq antipati kanë për të pranuar favore dhe ndere nga të tjerët. Ata nuk duan të ndihen të detyruar ndaj askujt, për asnjë arsye. Dhe ata nuk duan të varen nga askush, përveç vetes së tyre. Frika e rrënjosur thellë brenda tyre ndaj varësisë në pleqëri, bën që shumica e tyre të bëjnë një jetë aq ekonomike, sat ë quhen kopracë.

Article Logic
Execution time: 0.0038261413574219