INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 këshilla si të mos e vrisni mendjen se çfarë thonë të tjerët për ju

4 këshilla si të mos e vrisni mendjen se çfarë thonë të tjerët për ju

Publikuar më: 15:31 06-07-2017

Njerëzit bëjnë çmos të shmangin mundësinë e një gjykimi negativ nga të tjerët.

Ata evitojnë t’u thonë atyre atë çfarë duan në fakt të thonë. Ata nuk flasin në klasë apo në takimet e punës. Ata nuk ua thonë kurrë të dashurve dëshirat e tyre të vërteta. Nuk kërkojnë rritje në detyrë. Ata nuk do t’iu thonë asnjëherë një datë të re se ku dëshirojnë të dalin për darkë.

Frika nga gjykimi, është e lidhur drejtpërsëdrejti me dëshirën për t’u pëlqyer nga të gjithë dhe në çdo kohë. Përderisa është e pamundur, kjo është një lojë e humbur që i pengon njerëzit nga shprehja e vetes së tyre të vërtetë. Le të përballemi me këtë dukuri, njerëzit janë duke i gjykuar gjithmonë të tjerët; i mirë/i keq, më pëlqen/nuk më pëlqen, me shumë nuanca në mes.

Dhe teksa vjen informacion i ri, mendja njerëzore rivlerëson. Ky është një proces në vazhdim. Në vend të shmangies së çështjes, duke mos thënë thuajse asgjë në lidhje me preferencat tuaja, dhe të punuar jashtë orarit për t’u përpjekur të ndikoni tek njerëzit në jetën tuaj në mënyrë që ata mos iu gjykojnë, punoni për ta pranuar këtë proces. Më poshtë po rendisim 4 mënyra për të mos jetuar më gjatë me frikën e gjykimit:

1. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë

Realiteti është se truri njerëzor ka rezerva të kufizuara të dhënash. Edhe pse ne mund të bëjmë gjykime, ato nuk janë mjaftueshëm të rëndësishme për të fituar një vend të përjetshëm në kujtesën tonë. Pra, kur dikush bën një gjykim për ju, shanset janë që pak çaste apo ditë më vonë, gjykimi do ta lërë ndërgjegjen e tyre të patrazuar.

Ne ndërtojmë tonë të kuptuarit mbi njerëzit, jo mbi gabimet e vogla apo pengesat që mund të vëzhgojmë, por përmes krijimit të një skeme të bazuar tek gjërat e mëdha që ata bëjnë dhe thonë, si dhe modelet se si ata ndërveprojnë me ne, dhe na bëjnë të ndihemi me kalimin e kohës.

2. Gjykimi është i pashmangshëm

Mjaft u përpoqët të kontrolloni gjykimet e të tjerëve. Është është bërë tashmë pjesë e qënies sonë t’u kërkojmë të tjerëve “ju lutem mos më gjykoni!”, “asnjë gjykim” dhe “kjo është një zonë jo-gjykimi”. Realisht, asnjëra nga këto nuk ndihmon. Tek e fundit, ju s’mund të kontrolloni se çfarë mendojnë të tjerët.

Ndoshta ata nuk do shprehin gjykimin e tyre, por kjo s’do të thotë se mund të ndalojnë një proces fiziologjik të trurit. Në vend të kësaj, përpiquni të shpjegoni kontekstin e asaj që ndjeni, në mënyrë që ata ndaj të cilëve jeni hapur të kuptojnë dhe kenë dhembshuri për ju. Kur dhembshuria është e pranishme, gjykimet kanë pak peshë, pasi njerëzit e kuptojnë ose mund ta imagjinojnë veten në vendin tuaj.

3. Lejojini t’iu gjykojnë!

Lejimi i gjykimeve, mund të jetë çlirues në një marrëdhënie intime. Në vend të frenimit të vetes nga të qenit i hapur apo ndarjes së diçkaje negative në lidhje me veten, lërini t’iu gjykojnë. Nëse vëreni veten të frenoheni nga frika e gjykimit, pyesni veten:” Çfarë gjykimi i trembem se do të ndodhë nga hapja ime” dhe e dyta “Nga çfarë druhem se do të ndodhë, në qoftë se ata bëjnë atë lloj gjykimi të veçantë për mua?”

Pasi të keni identifikuar frikën, përpiquni të siguroni veten, apo gjeni një mënyrë përmes së cilës mund të menaxhoni frikën nëse kjo ndodh. Kujtojini vetes se marrëdhëniet e ngushta dhe intime thellohen, kur njerëzit rrezikojnë gjykimin. Nëse kjo hapje nuk ndodh, kjo nuk do të thotë se keni bërë diçka të gabuar, por mund të nënkuptojë se personi me të cilin synoni të lidheni, nuk zotëron kapacitetin për një marrëdhënie intime emocionale.

4. Bëni me dije gjykimin tuaj

Nuk ekziston mënyrë më e mirë për tu shqetësuar më pak për gjykimet e të tjerëve, se sa të punosh për të gjykuar më pak veten dhe të tjerët pak. Sigurisht gjykimi është i pashmangshëm, por kujdes me gjuhën që përdorni në kokën tuaj në lidhje me njerëzit dhe ngjarjet në jetën tuaj. Në vend të shprehjeve “ajo ta shpif” ose “ai është një dështak”, pyesni veten:cili është efekti që personi ka për ju, dhe që do të donit të shmangnit ose të jeni më i kujdeshëm në të ardhmen.

Për shembull, “Ajo nuk zbaton asnjëherë detyrimet ndaj meje” ose, “Ai më thotë se është duke u përpjekur, por unë gjithmonë përfundoj i zhgënjyer”. Ndryshoni fokusin e gjykimeve tuaja. Distancohuni nga tiparet e mira dhe të këqija të karakterit të atyre në jetën tuaj dhe përqëndrohuni tek ajo që është më e shëndetshme ose jo për ju.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053