INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gabimet tipike që bëni kur arredoni shtëpinë, të cilat ju shkaktojnë stres

Publikuar më: 12:48 18-10-2017

Arredimi është shumë i rëndësishëm në një ambjent pasi ndikon drejtëpërdrejtë në humorin dhe gjendjen  tuaj emocionale. Një shtëpi e arreduar në mënyrën e gabuar mund të ndikojë negativisht tek ju dhe t’ju krijojë një gjendje jo të duhur shpirtërore. Prandaj në këtë artikull po ju sjellim gabimet që duhen shmangur në interierin tuaj. 

1. Nuk keni lule në ambjent 

Dihet se gjelbërimi dhe lulet ndikojnë mirë në gjendjen emocionale dhe mungesa e tyre mund të krijojë gjendje stresi.  Vendosni disa  vazo me lule në ambjent për ti dhënë shtëpisë suaj gjallërinë e duhur. 

2. Keni vetëm ndriçim në tavan

Drita luan gjithashtu një rol tejet të rëndësishëm në gjendjen emocionale. Nëse në ambjentet tuaja ekziston vetëm ndriçimi në tavan, atëherë kujdesuni që të krijoni opsione të tjera ndriçimi, si psh: një abazhur tavoline, ndriçim në mur apo ndriçim të fshehur vertikal në zona të caktuara të interierit. 

3. Në qendër të dhomës suaj të gjumit është një televizor

Është e vështirë të relaksohesh apo të flesh kur në qendër të vëmendjes në dhomën e gjumit është një televizor. Prandaj lereni më mirë televizorin në sallon ose vendoseni atë në një vend tjetër jo shumë të dukshëm për një atmosferë sa më relaksuese në dhomën e gjumit. 

4. Korridori juaj është i mbingarkuar me shumë gjëra 

Korridori duhet të jetë sa më i lirshëm dhe mundësisht minimalist, pasi hyrja në shtëpi me një korridor të mbinaguar me shumë gjëra shkakton parregullsi dhe gjendje stresi . Prandaj mundohuni ti  sistemoni sendet e korridorit në rafte dhe dollape që mos të vrasin syrin dhe t’ju prishin humorin. 

5. Kuzhina juaj është lyer me ngjyrë blu ose bojëqielli

Ngjyra blu ose bojëqielli nuk është shumë e përshtatshmë për kuzhinën pasi krijon ndjesinë e ftohtësisë dhe largon oreksin.  Prandaj rekomandohet që kuzhina juaj të ketë ngjyra të ngrohta për një ndjesi sa më të mirë emocionale, pasi aty kaloni një pjesë të mirë të kohës tuaj në shtëpi. 

6. Perdet nuk janë të duhurat

Perdet janë shumë të rëndësishme në ambjentin e shtëpisë. Tregoni kujdes që  ngjyra e perdeve mos të jetë shumë e errët pasi zvogëlohen hapësirat në interier dhe krijojnë diskomfort. Edhe në rastet kur perdet janë të trasha, kundraperdet duhet të jenë sa më të çelëta dhe transparente që të lejojnë të hyjë drita e diellit në ambjent. 

7. Detajet në interier nuk kanë kontrast 

Kontrastet me ngjyrat janë shumë të rëndësishme në interier pasi krijojnë hamoninë në stilin e arredimit. Kujdesuni që detajet mos të jenë në një tonalitet të vetëm dhe krijoni kontraste përmes ngjyrave, materialeve dhe teksturave për një ambjent sa më të qeshur dhe me energji pozitive.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541