INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 puthjet që ju humbën nga Kënga Magjike 2016 [VIDEO]

3 puthjet që ju humbën nga Kënga Magjike 2016 [VIDEO]

Publikuar më: 23:06 13-12-2016

Festivali i Këngës Magjike i kishte të gjitha, duke filluar që nga lotët, super performancat, pakënaqësitë dhe së fundmi puthjet. Në evenimente të tilla sigurisht që nuk mund të mungonin. IN Tv ka kapur disa momente pikante dhe interesante njëkohësisht në prapaskenë, ku në çaste gëzimi disa nga protagonistët kryesorë kanë dhuruar 3 puthje. Bëhet fjalë për Ardit Gjebran dhe bashkëshorten e tij Anilën, të cilët janë puthur në mënyrë pasiononte, dhe kjo puthje merr një konotacion më të bukur pasi është bërë në praninë e vajzës së tyre Anna, që i përfaqonte gjatë gjithë kohës.
Një tjetër puthje ka qenë pjesë e prapaskenave të Këngës Magjike, dhe kjo ka ndodhur mes dy të dashuruarish, Soni Malaj dhe Klevi. Fundja Soni e ka bërë zyrtare lidhjen me të dashurin e saj, por nëse i kishit parë sëbashku në mbledhje të rëndësishme ose në dalje të zakonshme, ende nuk i kishit parë duke u puthur. Urime Soni!
Surprizat nuk kanë fund! Nëse dy puthjet e para, ishin krejt normale mes dy personave që duhen, kjo e fundit është e pazakontë. Fituesja e Këngës Magjike, Rozana Radi dhe Rosela Gjylbegu pas një përqafimi të gjatë e të ngrohtë, u puthën në buzë. Oops! Ndoshta ishte e paqëllimshme, ndoshta ishte thjesht një puthje shoqërore, ose ndoshta ishte thjesht nga gëzimi i tepërt.


Klikoni mëposhtë për të parë tre puthjet e KM2016
- Soni puthet me të dashurin e saj Klevin pas marrjes së cmimit
- Rosela uron me një puthje Rozanën
- Ardit Gjebrea rrëmben një puthje nga bashkëshortja, Anila, pas përfundimit me sukses të natës finale

 

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277