Real Madridi po kalon “thatësirën” më të madhe të saj pa gola, pas 33 vitesh. Mbas ikjes së Cristiano Ronaldos nga ekipi, madrilenët kanë shënuar vetëm 12 gola në La Liga – më pak se Barcelona, Sevilla dhe Celta Vigo.
Lajmet janë se Florentino Perez ka dhënë urdhërin për afrimin e një sulmuesi, në çfarëdolloj kostoje.
Sytë janë drejtuar për nga Harry Kane. Tottenham e ka bërë shumë të qartë, se sulmuesi nuk është në shitje, por mediat ndërkombëtare raportojnë se në Janar, Real Madrid-i është duke përgatitur ofertën prej 200 milion eurosh, një shumë e parefuzueshme.
Një tjetër opsion i madrilenëve është dhe Hazard ose Neymar.