INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2 fanse i rrëmbejnë shkëlqimin Beyonce

2 fanse i rrëmbejnë shkëlqimin Beyonce

Publikuar më: 11:36 29-04-2016

Ka nisur me këmbë të mbarë tour-i "Formation" i Beyonce.

E themi këtë pasi ashtu siç ishte parashikuar, surprizat nuk kanë munguar që në koncertin e parë. Më konkretisht bëhet fjalë për një surprizë tmerrësisht të bukur që Beyonce iu bëri dy fanseve të saj duke i ngjitur ato në skenë teksa performonte hitin "Single Ladies". Të treja së bashku ato realizuan koreografinë e famshme të këngës, një performancë që e ka lënë artisten 34-vjeçare me gojë hapur. Ok jo tamam me gojë hapur, por Beyonce u surprizua tej mase teksa pa dy fanset e saj që e kishin mësuar kërcimin, gati më mirë se vetë ajo. Ky moment, ndër më të bukurit e mbrëmjes, sigurisht tashmë po bën xhiron nëpër internet!

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432