INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2 çifte në nominim dhe kjo banore la shtëpinë e Big Brother përfundimisht

2 çifte në nominim dhe kjo banore la shtëpinë e Big Brother përfundimisht

Publikuar më: 11:33 11-03-2026

Nga një televotim në të cilën ndodheshin 5 banorë të shtëpisë, ku 2 prej tyre ishin hyrjet më të fundit të shtëpisë Edisa dhe Egi duket se dhe përzgjedhja e publikut ishte bërë e bazuar në këtë fakt.  Egi ishte banorja e cila la shtëpinë mbrëmjen e djeshme nga ky televotimi, pas vetëm 10 ditësh qëndrimi, ajo nuk arriti të binte në sy të publikut për t'i shpëtuar këtij nominimi dhe aventura e saj përfundoi shpejt pas televotimit të kësaj jave.
Në televotim së bashku me të ishin edhe banorët Artani, Edisa, Rogerti dhe Juela. Pas vendimit të publikut, Egi rezultoi banorja me më pak vota, duke u larguar kështu nga gara, rreth 40 ditë para finales së madhe.

eg.png

 

 

Miri zgjidhet lideri i ri i shtëpisë, dërgon në nominim Brikenën, Selin, Mateon dhe Gimbon. Miri është zgjedhur lideri i ri i shtëpisë nga televotimi ‘flash’ që u hap në Prime. Ai kishte një rol të rëndësishëm për nominimin e së shtunës, duke dërguar dy çifte, të ndarë në lojën e fundit, për të shkuar në televotim. Miri dërgoi në televotim çiftin Mateo-Gimbo dhe Brikena-Selin, ndërsa publiku duhet të zgjedhë se cili çift të shpëtojë.

Dy më pak të votuarit do të përballen me njëri-tjetrin se kush prej tyre do të largohet nga shtëpia.

Article Logic
Execution time: 0.003450870513916