INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
18 maji nuk shënon hapjen totale të vendit! Ja kur pritet të merret ky vendim

18 maji nuk shënon hapjen totale të vendit! Ja kur pritet të merret ky vendim

Publikuar më: 11:28 12-05-2020

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini, gjatë një lidhje në emisionin “Opinion”, bëri të ditur se data 18 maj nuk shënon hapjen përfundimtare të vendit.

Kryeministri Rama ka njoftuar se masat do të lehtësohen, megjithatë sërish duhet të tregohet shumë kujdes dhe vendimi për hapjen totale do të diskutohet sërish.


Sipas Tominit, në fundin e majit deri në fillim të qershorit do të merret një vendim.

“Data 18 nuk do të jetë përfundimtare, por përkon me 97% të hapjes së aktiviteteve në vijimësi. Do të kemi përsëri aktivitete sportive që do të vlerësohen, aktiviteti urban… Jemi në diskutim edhe për fashën orare, por pas datës 18 do të bëhet publike. Sipas gjasave apo parashikimeve të kryera deri në këto momente, fundi i Majit, java e parë e Qershorit, duke monitoruar tre kriteret: Numri i rasteve të reja, numri i shtrimeve dhe numri i personave në terapi do të krijojnë hallkat zinxhir të hapjes progresive drejt asaj përfundimtare”, u shpreh Tomini.


Sot nisi faza e dytë e rihapjes së vendit, me hapjen e parukerive, klinikave dentare dhe qendrave tregtare.

Gjithashtu është zgjeruar orari i lëvizjes së automjeteve brenda qarkut nga ora 05:00-17:30.

Ndërkohë, në datën 18 maj do të hapen shërbimet bar-restorant vetëm në ambientet e jashtme deri në orën 17:30, si edhe shtohen fluturimet e të riatdhesuarve.

Article Logic
Execution time: 0.0036342144012451