INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 thënie të paharrueshme të Michelle Obama për gratë

10 thënie të paharrueshme të Michelle Obama për gratë

Publikuar më: 11:17 28-07-2016

Fjalimi i zonjës së parë Michelle Obama që mbajti në Konventën e Demokratëve është një ndër fjalimet më të shpërndara në rrjete sociale dhe kjo fal suportit të madh që Michelle i jep femrave amerikane dhe në gjithë botën.

Megjithatë për zonjën e Shtëpisë së Bardhë nuk është hera e parë që emocionon publikun me thëniet e saj. Për këtë arsye ne ju listojmë 10 thënie të Michelle Obama për femrat. Duke nisur nga kjo e fundit, ku shprehu mbështetjen e saj për kandidate për Presidente, ish zonjën e parë, Hillary Clinton.


1. “Hillary Clinton ka guximin dhe hiret për të vazhduar këtë vijë të drejtë të gjatë dhe të vështirë, derisa ajo t’ia dali dhe të na udhëheqë!”
2. “Nuk ka kufij ajo çfarë mund të bëjmë dhe arrijmë ne si gra, qoftë në politikë qoftë në fusha të tjera.”
3. “Asnjë vend i zhvilluar nuk mund të lulëzojë vërtetë në qoftë së ai mbyt potencialin e grave të këtij vendi, duke mos konsideruar kontributin e gjysmës së qytetarëve të vet.”
4. " Çdo nënë punon shumë, dhe çdo grua meriton të respektohet ."
5. “Unë zgjohem çdo mëngjes në një shtëpi që është ndërtuar nga skllevërit. Dhe shikoj vajzat e mia, dy gra të bukura, inteligjente, më ngjyrë, të luajnë më qenin në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë.”
6. “Unë jam shembulli i asaj çfarë mund të bëj një vajzë e cila që nga fillimi i jetës së saj rritet me dashuri nga njerëzit rreth saj.”
7. “Ti nuk do të jesh me një mashkull që është ai i “trash” sa të mos vlerësoj një grua të re të zgjuar.
8. "Çdo burrë që përdor forcën e tij për të shtypur një grua është frikacak , dhe ai pengon përparimin e familjes së tij dhe vendit të tij . "
9. “Kur vajzat janë të arsimuar, vendet e tyre bëhen më të fortë dhe më të begatë.”
10. “Si gra, ne duhet të ngrihemi për njëra-tjetrën.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268