INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja 20 emrat më të përdorur për fëmijët po që s’kanë lidhje me Shqipërinë

Ja 20 emrat më të përdorur për fëmijët po që s’kanë lidhje me Shqipërinë

Publikuar më: 11:13 28-07-2016

Të dhënat e INSTAT në lidhje me emrat e fëmijëve flasin qartë se më të përdorurit s’janë fare shqiptarë. Nga mbi 35 mijë bebe të lindura në vitin 2014 emri më popullor për vajza është Amelia, më pas Amelja, Ajla, Melisa, Klea, Sara, Kejsi, Noemi, Alesia dhe Leandra. Pra asnjë nga 20 emrat më të përdorur për bebet e porsalindura në Shqipëri, nuk ka rrënjë shqiptare.
Sa u përket bebeve meshkuj, në krye qëndron Noel, pasuar nga Joel, Xhoel, Mateo, Ergi, Luis, Aron, Samuel, Roan dhe Roel. Sipas BIRN, intelektualët janë të shqetësuar.
Sociologu Edmond Dragoti, thotë se trendi i emrave të huaj është në kulmin e tij. Sipas tij, ky fenomen është një trashëgimi e keqe e të kaluarës komuniste, kur prindërit nuk mund t’u vendosnin fëmijëve emra të huaj.
Kurse Agron Tufa, profesor letërsie, thotë se kjo është një goditje e rëndë për identitetin shqiptar. Sipas tij, fenomeni është i rrezikshëm për identitetin dhe kulturën, duke dëmtuar rrënjët tona.
“Gjuha jonë është shumë e pasur dhe me ngjyra. Ajo të jep mundësi fantastike për të gjetur emra të mirë, duke ruajtur traditën, identitetin dhe kulturën. Ajo që po ndodh është një tradhti ndaj identitetit tonë”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668