INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Fshati 19 vite pa energji, helikopteri vendos kabllot elektrike [VIDEO]

Publikuar më: 11:54 28-07-2016

Prej 19 vitesh në fshatin Martanesh ka munguar energjia elektrike. Terreni i vështirë malor e ka bërë të pamundur përcjelljen e kabllove elektrike, e cila më pas do të përcillte energjinë elektrike për banorët e këtij fshati. Më në fund është gjetur zgjidhja për këta banorë. Një helikopter ka bërë të mundur vendosjen e kobllove elektrikë, duke i shtrirë ato nga një anë në tjetrën të një humnere.

S’do ta besoni se si helikopteri ka lidhur energjinë në veri të Shqipërisë, në fshatin Martanesh. Piloti e ngre në fluturim, ndërkohë që te këmbët e helikopterit është lidhur kabllot e energjisë, që momentalisht nuk përcillte energji elektrike. Më pas piloti kalon humnerën e madhe në terrenin malor, duke u koordinuar me radiomarrëse me punonjësit e OSHEE-së. Më në fund ai e zbret mjetin e tij fluturues, duke bërë të mundur kalimin e kabllos nga ana tjetër e humnerës.

Pas 19 vitesh, banorët e këtij fshati mund të ndezin dritat në shtëpitë e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0033869743347168