INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 përgjimet e reja nga BILD: Një shef i policisë i cili shpik një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër [VIDEO E PLOTË]

10 përgjimet e reja nga BILD: Një shef i policisë i cili shpik një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër [VIDEO E PLOTË]

Publikuar më: 21:47 19-06-2019

Gazeta gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme 10 përgjime të reja të blerjes së votave në zgjedhjet e 2016-ës në Dibër.

‘’Një shef i policisë i cili shpik një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër. Një ministër që thërret një shef mafioz të njohur mbarëkombëtar për të folur për blerjen e votave. Një shef mafioz që mbledh kartat e identitetit. Kështu shkruan BILd për përgjimet e fundit që ka publikuar.

Shiritat tregojnë një shembull të bashkëpunimit për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 midis politikanëve më të lartë të socialistëve në pushtet, bosëve të mafias, policisë dhe shërbyesve të lartë civilë në Shqipëri, shkruan BILD.

10 përgjimet e publikuara sot nga BILD

Përgjimi nr 1:

Shefi i Policisë, Dibër: Po djalosh.

Bekim Krashi: Cfarë keni bërë, cfarë keni bërë se keni mbyt fare. (Qesh) Nuk jeni duke lënë asgjë që të bëhet. Plus kudo jeni. Vetëm se... (nuk kuptohet)... nuk jeni shumë, minus 10. Do ti nxjerr të gjitha do ti jap me letër këtu.

 Shefi i Policisë, Dibër: Duhet të kem 1000. Poshtë 1000 nuk e pranoj.

Bekim Krashi: Aaaaa, ca flet, ke fillu me pretendime të mëdha!  Të japim lesh (qesh). Ti jap unë, ti jap në dorë.

Shefi i Policisë, Dibër: Ej.

Bekim Krashi: Hë?

Shefi i Policisë, Dibër: O shpirti vëllait, po ti kujtove se ata (opozita) ishin budallenj që bënin ashtu...

Bekim Krashi: Po prandaj donin të bënin rrëmujë ata se e dinin atë punë. Po unë i thashë komisionerëve mos u lodhni fare. Janë të humbur... (Pjesa tjetër nuk kuptohet)

Shefi i Policisë, Dibër: O shpirti i vëllait, dëgjo.

Bekim Krashi: Hë?

Shefi i Policisë, Dibër: Ajo strategjia ime funksionon.

Bekim Krashi: E di mo e di. Ti e ke deklaru, je komisar politike (qesh).

Shefi i Policisë, Dibër: Po, po shihe. A e ke Damian Gjiknurin aty?

Bekim Krashi: Cfarë do, të ta jap në telefon? Ti jap telefonin?

Shefi i Policisë, Dibër: Jepja.

Bekim Krashi: Ok.

Shefi i Policisë, Dibër: O shef!

Damian Gjiknuri: Po, urdhëro?

Shefi i Policisë, Dibër: Mirëmbrëma!

Damian Gjiknuri: Hë mo, ca bën?

Shefi i Policisë, Dibër: Hë, si je?

Damian Gjiknuri: Mirë, tullë, mirë fare.

Shefi i Policisë, Dibër: Se nuk pate besim tek unë.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet. Ti je mjeshtër, ti e the… (qesh). Je i madh! Hajt ciao, mos fol shumë këtu.

Shefi i Policisë, Dibër: Ciao, të përshëndes.


Përgjimi numër 4. 

Imer Lala: Po zotëri. 

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet. Obobo, i q... nënën 

Imer Lala: Oh, çfarë i kemi bërë ne të dy. 

Damian Gjiknuri: Tërmet. 

Imer Lala: Ejjj, po më shkruante ai robi.

Damian Gjiknuri: Ehëëë

Imer Lala: I thashë, a po flen gjumë? Jo mor burrë. Jam habitur. Jam habit me Selishtën dhe Luznin. I thashë se paskam njoht Damian Gjiknurin dhe më nga afër. |

Damian Gjiknuri: Hahahahaah .... Tërmet, Tërmet 

Imer Lala: Ejjj, hajt se mbaroj. 

Damian Gjiknuri: I q... robt. Doli llafi jot me mbi 1000 vota plus. 

Imer Lala: Ejjj, me gjithë mend nuk të paskam njohur nga afër. 

Damian Gjiknuri: Hahaah. Edhe ti mua, edhe unë ty. 

Imer Lala: Hajde vlla, hajde! Kaloi kjo .

Damian Gjiknuri: Ok!

Përgjimi nr 5:

Elio Lale: O drejtor.

Imer Lala: Hë mo drejtor.

Elio Lala: A po pushoje?

Imer Lala: Po.

Elio Lala: Të mora në telefon se thashë të pyes a ta takojë atë Admirin, Admir Truke se dje te Fiksi kanë nxjerrë Nehatin kështu, kurse sot mund të dali video tjetër që është me lekë nëpër duar.

Imer Lala: Uh.

Elio Lala: Edhe thashë të pyes a vepron policia, cfarë bën në qoftë se del.

Imer Lala: Kur do e takoje?

Elio Lala: E takova, fola, ia mora Ejsit numrin.

Imer Lala: Jo mo, s'quhet provë ajo!

Elio Lala: Po, kështu tha dhe ai "mos e rruaj k****".

Imer Lala: Mirë hajt.

Elio Lala: Dukesh i lodhur.

Imer Lala: Jam dërrmuar. Po më dhemb këtu Elio, në krah të djathtë në fund të shpinës, tek kockat.

Elio Lala: A more ndonjë nga ato që ke ti, advilat.

Imer Lala: Advilat?

Elio Lala: Po, pi nja dy.

Imer Lala: Janë prap sonte videot ë?

Elio Lala: Mund të jetë video tjetër… (Nuk kuptohet)

Imer Lala: Cfarë ishte ky, gabel?

Elio Lala: Nga Sohodolli. Ai ishte i infiltruar, i përgatitur. E ndoqa sot, kanë ardhur e kanë marrë ato të Fiksit. E ndoqa deri në qosh po nuk mund ta kapja.

Imer Lala: Të fiksit ë?

Elio Lala: Po, e morën ata me një Benz të zi. 

Përgjimi numër 6. 

I panjohuri: Hë bos, si të kam? 

Imer Lala: Naqeta!

I panjohuri: A je mirë? 

Imer Lala: Mirë si je ti? 

I panjohuri: Kryetari i FRD-së me gjithë njerëzit e vet për Sheferedin Shehun.

Imer Lala: Jo nuk është e vërtetë. 

I panjohuri: Po kontrollova para 20 minutash.

Imer Lala: Mos u tall? 

I panjohuri: Për kokë të fëmijëve, kam ato që kuptohen. 

Imer Lala: O ia q... robt e shpisë. 

I panjohuri: Po ia kontrollova unë, se pata lënë një njeri aty. 5 veta kanë qënë tu votu, pyeti të gjithë dhe të 5 kanë votuar për Sherefedinin. 

Imer Lala: Edhe djali i vetë, kështu? 

I panjohuri: Po. 

Imer Lala: Do ta marr në telefon atë halen. Unë ia q. Kur erdha atje sipër, e thirra. I thashë të shkoj te shtabi edhe të takoj Rremin. Për këto e kupton shqipen apo jo? Se më tha dhe Hasan Begu njëherë shife atë m.tin se çfarë do bëjë. 

I panjohuri: Po jo mor e konfirmova tani. Para 20 minutash ka votu. 

Imer Lala: Ohhh... ia q.... motrën

I panjohuri: Hajt mos e vrit mendjen. Mos u shqetësoni.

Përgjimi numër 7

Imer Lala: Ardi? 

I panjohuri: Si je? 

Imer Lala: Mirë si shkove? 

I panjohuri: O vëlla, një Basri Veselin e njohim, e kemi gjë? 

Imer Lala: Basri Veselin po. 

I panjohuri: E takova por nuk ka asgjë. 

Imer Lala: Si nuk ka asgjë? 

I panjohuri: A i keni çuar ndonjë kafe? 

Imer Lala: Ai ka mbaruar punë. 

I panjohuri: Ke mbaruar punë ti por nuk kanë shkuar në vend. 

Imer Lala: Po lëri ata bythë q+++. Rri rehat se për atë zonë ku është ai ka çdo gjë në rregull. Ku je ti? Çfarë ka ndonjë problem? 

I panjohuri: E more vesh për atë që kishin rrahur në Maqëllarë? 

Imer Lala: Jo, kush janë këta? 

I panjohuri: E kishin rrahur këta me kapuça, Flamur Nokat e këto. 

Imer Lala: Ja ta shoh në TV. 

I panjohuri: Ishin nja 4-5. 

Imer Lala: Ok bos. 

Përgjimi numër 8

Imer Lala bisedon në telefon me numrin 0682300268. Personi e pyet nëse mund ti kthejë kartat e identitetit një votuesi, pasi siç thotë ai ka mbaruar punë me to.

0682300268: Vëlla.

Imer Lala: Çfarë bëre?

0682300268:  Sefki Xhurra, t'ia jap ato kartat apo mos t'ja jap?

Imer Lala: Jepja, jepja.

0682300268: T'ja jap? Ok. Kam mbaru punë me të por a t'ja jap kartën unë?

Imer Lala: Jo jo.

Përgjimi numër 9

Imer Lala telefonon ish-Ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri, në 2017 minister dhe i flet për tendera.

Damian Gjiknuri: Alo!

Imer Lala: A je ty ardh për 5 minuta apo si i ke punët?

Damian Gjiknuri: Ku je, hajde dhe pimë ndonjë kafe ktej.

Imer Lala: Të pimë kafe po kam mbledh njerëzit dhe thashë të ndajmë këtë monitorimin e tenderave.

Damian Gjiknuri: Te kioska, aty jeni? Te lokali yt?

Imer Lala: Po, mos u vono të lutem.

Damian Gjiknuri: Ok.

Përgjimi numër 10

Biznesmeni Imer Lala telefonon gruan dhe i thotë se do të shkojë në një zyrë të madhe. Më pas ka një telefonatë me vajzën dhe një person të panjohur ku i tregon se ka takuar Ramën.

Biseda 1

Imer Lala: Rata, do të shkoj në një zyrë të madhe, a thua jam veshur mirë?

Gruaja: Mirë je.

Imer Lala: Ma fut atë gjënë në karikim. Se do të iki.

Gruaja: E kam karikuar pa merak.

Imer Lala: Kur do të dalësh ti?

Gruaja: Jam këtu tani.

Imer Lala: Nga ora 11:30 nisem.

Biseda 2

Gruaja: Në rregull.

Vajza: Po ti ku je, pse u çove nga kafja?

Imer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin (Edi Ramën). Do ti shkoj në zyrë, sa të dal do të bëj telefon se pastaj jam për Pogradec.

Biseda 3

Imer Lala telefonon një tjetër person.

Imer Lala: O zotëri ku je mor se ti rashë telefonit.

I panjohuri: E kam të mbyllur.

Imer Lala: E ke mbyllur atë numër?

I panjohuri: E kam mbyllur njëherë përnjëherë, nuk kemi çfarë bëjmë.

Imer Lala: Hej isha tek ai babloku i madh (Edi Rama) dhe tani dola. Isha me Qifin qëparë, ti mos e rruaj leshin për asgjë.

I panjohuri: Unë ëë?

Imer Lala: Do të vi atje unë sot dhe flasim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040090084075928