INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensionohet situata në Kavajë, gaz lotsjellës dhe përplasje e qytetarëve me policinë, reagon Gazmend Bardhi [VIDEO]

Tensionohet situata në Kavajë, gaz lotsjellës dhe përplasje e qytetarëve me policinë, reagon Gazmend Bardhi [VIDEO]

Publikuar më: 21:59 19-06-2019

Ashtu siç ishte paralajmëruar, mbështetësit e PD-së janë përleshur me policinë në Kavajë, në përpjekje për të bllokuar KZAZ-në dhe për të prishur materialet e votimit.

Për këtë arsye, policia është detyruar të përdorë gazin lotësjellës. Protestuesit kanë thyer derën e ndërtesës dhe kanë tentuar të hyjnë brenda. Ndërkohë që ka edhe një video të publikuar nga Partia Demokratike ku shihet se një grup policësh dhunojnë një qytetar protestues në Kavajë.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në qytetin e Kavajës, atje ku punonjës të bashkisë dhe simpatizantë të PD tentuan të lironin ambientet ku është vendosur KZAZ 42, por u përballën me policinë.

Bardhi i bën thirrje Kryeministrit të ndalojë sulmin ndaj qytetarëve. “Edi Rama ndalo menjëherë sulmin ndaj qytetarëve të Kavajës dhe tërhiq menjëherë rrethimin policor që i ke bërë qytetit të lirisë.

Të dashur bashkëqytetarë të mi, ju jeni në të drejtën tuaj për mbrojtjen e Kushtetues dhe demokracisë. Por, është koha të tregoni vetëpërmbajtje dhe mos bini pre e provokimeve. Edi Rama ka skenar dhune dhe ju nuk duhet të bini pre të këtij skenari!”, shkruan Bardhi në Facebook.

Pd from Vimeointv.al on Vimeo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040040016174316