INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“10 mijë euro ose nuk të lëmë të lirë” një grup shqiptarësh kanosin bashkëkombasin në fshatrat e Greqisë

“10 mijë euro ose nuk të lëmë të lirë” një grup shqiptarësh kanosin bashkëkombasin në fshatrat e Greqisë

Publikuar më: 10:00 26-08-2019

Policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke kanë arrestuar 5 persona që kishin marrë peng një shtetas shqiptar në një fshat në Greqi. 

E gjitha ka ndodhur për shkaqe përfitimi monetar. Sipas uniformave blu, pesë shqiptarët kanë marrë peng një shtetas nga Tirana në një fshat të Korinthos në Greqi, duke i kërkuar 10 mijë euro që ta linin të lirë.
“Arrestohen 5 shtetas të dyshuar si autorë të pengmarrjes së një shtetasi, nga këta 1 i arrestuar në Shqipëri dhe 4 në Greqi. Falë inicimit nga Policia e Tiranës, dhënies së informacionit në kohë reale nga Policisë greke, me adresën e saktë të vendndodhjes së pengmarrësve dhe mbajtjes së pengut, Policia greke bëri të mundur lirimin e pengut dhe arrestimin e katër shtetasve”, njoftojnë uniformat blu.

Në këtë operacion ishte përfshirë edhe Sektorti për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, që morën informacion se “në një fshat të Korinthos, Greqi, disa shtetas shqiptarë për motive të dobëta kishin marrë peng një shtetas nga Tirana dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lire”.
Fal këtij operacioni u bë dhe lirimi i pengut, me iniciale J. T., banues në Tiranë.

Grupi i të arrestuarve
-Xh.N., 49 vjeç, banues në Tiranë.
-H.M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.
-B.M., 41 vjeç, banues në Tiranë.
-M.M., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0031900405883789