INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 albumet më të shumëpritura për vitin 2016

10 albumet më të shumëpritura për vitin 2016

Publikuar më: 13:54 31-12-2015

Për 2016, muzika do të jetë më shumë se një emocion.

Mund të themi se jemi tepër me fat pasi albumet që pritet të dalin janë fantastike. Ne po përmendim ato më të rëndësishmet:

 

Kanye West, “Swish”

Titulli original “So Help Me God”, është albumi i cili i ka bërë fansat të presin për dy vjet rresht. Tani të shohim si Kanye do e justifikojë vonesën e tij.

Rihanna,  “Anti”

Nuk e dimë ekzaktësisht datën e lançimit, por dimë të themi se mezi presim ta dëgjojmë pasi ka për të qënë mahnitës.

Major Lazer, “Music is the Weapon”

Pas suksesit të abumit të albumit  tyre të tretë Peace is the Mission, trioja e Diplo, Jillionaire dhe Ëalshy Fire janë gati të na suprrizojnë me një tjetër kryevepër.

Iggy Azalea, “Digital Distortion”

Pas një bashkëpunimi të fuqishëm në 2014 me Charli XCX, “Fancy”. Iggy mori një pushim të gjatë për vitin 2015 për t’u rikthyer sërish vitin e ardhshëm me një super album.

Ariana Grande, “Moonlight”

“Focus” padyshim korri një sukses të madh dhe sipas parashikimeve edhe albumi I saj I ardhshëm ka për të pasur të njëjtin fill.

Drake, “Views from the 6”

Thuhet se do ky albumi i katërt i Drake do publikohet në 6 janar, fill mbas Ëhat a Time to be Alive dhe If You’re Reading This, It’s Too Late, të cilat renditeshin në Top 200 në Billboard për 2015.

Sia, “This Is Acting”

Besojeni apo jo, hitbërësja enigmatike ka për të treguar shkathtësinë dhe dhuntinë e saj për të arritur majat po njësoj si Riri dhe Adele. Albumi del më 29 Janar. Bëhuni gati!

M.IA., “Matahdatah”

Koncepti pas albumit të pestë të M.I.A-s është “përtej kuirit”, një ide kjo e marrë nga nga refugjatët Sirianë dhe problemet politike. Interesante M.I.A..

David Bowie, “Blackstar”

Albumi do dalë në po të njëjtën kur vetë artisti festoon ditëlindjen e tij të 69. Duhet të themi se pas suksesit të këngëve  “Lazarus” dhe “Blackstar”, albumi do sjellë sërish një emocion të vjetër.

Puff Daddy, “No Way Out 2”

Viti 2016 do jetë i mbushur plot për reperin  më të pasur të momentit. Pas  përvjetorit të 20-të të shtëpisë së tij diskografike Bad Boy Records, Sean Combs do të publikojë edhe vazhdimin e albumit No Way Out, titulluar sërish No Way Out 2.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943