INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërron jetë një nga vokalet më të mëdha të dekadave të fundit!

Ndërron jetë një nga vokalet më të mëdha të dekadave të fundit!

Publikuar më: 12:12 02-01-2016

Janari dhe viti i ri kalendarik nuk janë futur vetëm me gëzime pasi pjesë e tij kanë filluar të bëhen edhe tragjeditë.

I tillë është lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtares së mirënjohur amerikane, Natalie Cole. TMZ e ka cilësuar artisten amerikane si një nga zërat më të mirë ndër dekada, pasi ajo ishte bërë e njohur për publikun me superhite si “This Will Be” apo “Unforgettable”.

Sajti i njohur amerikan ka bërë me dije se Cole ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti në zemër që u shkaktua nga komplikimet e një transplanti veshke dhe Hepatiti C. Përgjatë jetës së saj, Natalie ka vuajtur gjithashtu nga abuzimi me substancat të ndaluara si dhe nga probleme të ndryshme shëndetësore, si një sëmundje mëlcie në vitin 2008.

Natalie, e cila ishte martuar 3 herë dhe kishte një djalë, ndërroi jetë në moshën 65 vjecare në një spital të Los Angeles.

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104