INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli Manjani dhe Ardit Çela refuzojnë mandatin e deputetit të lirë në LSI

Ylli Manjani dhe Ardit Çela refuzojnë mandatin e deputetit të lirë në LSI

Publikuar më: 14:43 27-07-2017

Zyrtarizimi i Ilir Metës si President i ri i Republikës së Shqipërisë ka liruar mandatin e tij të deputetit që duhet t’i kalojë personit në radhë në listat e LSI.

I radhës në listë ishte Ylli Manjani, i cili e ka refuzuar dhe të njëjtin vendim ka marrë edhe ai që renditet një vend poshtë tij, Ardit Çela. Çela, anëtar i LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka thënë për Panorama se e ka një mandat përfaqësimi për qytetarët, që është këshilltar në Bashki. Ai u shpreh:

“Do të vazhdoj të shërbej me devotshmëri dhe përgjegjshmëri si Këshilltar i LSI në Bashkinë e Tiranës. Me qytetarët e Tiranës kemi një kontratë përfaqësimi dhe do t’i qëndroj besnik. Tashmë e kam një mandat përfaqësimi nga qytetarët, dhe ai është mandati i Këshilltarit të Bashkisë”.

Personi i radhës në listën e vitit 2013 është Endrit Braimllari, gjithashtu një këshilltar në Bashkinë e Tiranës, i cili nëse e pranon mandatin do t’i duhet të braktisë postin tjetër që mban aktualisht.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281