INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wanda Nara sapo hoqi Icardin nga “Instagram-i” dhe të gjithë shtrojnë një pyetje: ''Ç’po ndodh me çiftin?''[FOTO]

Wanda Nara sapo hoqi Icardin nga “Instagram-i” dhe të gjithë shtrojnë një pyetje: ''Ç’po ndodh me çiftin?''[FOTO]

Publikuar më: 18:30 22-03-2019

Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë një nga çiftet më të preferuara të shtypit rozë.

Marrëdhënia e tyre që prej fillimeve me akuza të ndërsjella, se ata dëshironin vetëm paranë dhe suksesin e njëri-tjetrit me kalimin e kohës u zhduk.

Të gjithë filluan të besonin se çifti dashurohej realisht, ndërkohë që Icardi kishte besim të plotë tek partnerja e tij menaxhere.

Tashmë përsëri për çiftin po flitet për një krizë. Wanda udhëtoi e vetme në Dubai, ndërkohë që Icardi ende nuk klithe zgjidhur mosmarrëveshjet me klubin.

Së fundmi, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e sulmuesit të Interit ka bërë një gjest të çuditshëm.

Këtë herë ajo nuk ndjek më asnjë person në Instagram dhe ndiqet nga 4.9 milionë fansa.

Argjentinasja i ka bërë “unfollow” çdo personi që ndiqte, madje ajo nuk ndjek as bashkëshortin e saj Icardin.

WhatsApp_Image_2019-03-22_at_17.20.17.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549