INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anjeza Shahini sapo publikoi foton me vajzën e vogël dhe ''ngrohu zemrat'' tona me shprehjen tradicionale shqiptare që përdor[FOTO]

Anjeza Shahini sapo publikoi foton me vajzën e vogël dhe ''ngrohu zemrat'' tona me shprehjen tradicionale shqiptare që përdor[FOTO]

Publikuar më: 17:58 22-03-2019

Këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini prej disa vitesh jeton në Londër së bashku me bashkëshortin e saj Paul Edward Conolly.

Ajo vendosi që jetën e saj ta ndërtojë në shtetin britanik, duke lindur kështu edhe një vajzë të vogël pikërisht në datën 8 Mars ditën ndërkombëtare të gruas, të cilën ajo e shpërndau me mjaft lumturi me të gjithë ndjekësit e saj:

“Dita e parë e gruas si nënë. Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connolly. Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI”, shkruante ajo.

Mirëpo ditën e sotme Anjeza ka publikuar në Insta Story një foto të Victorias së vogël e cila shfaqet e mbuluar me peshqir (pas dushit) dhe me aq sa pamë na i mori zemrat të gjithëve.

“Lahet çupa çup e çup”, mbishkruan këngëtarja, siç mund ta shikoni edhe në foton e mëposhtme.

Një shprehje përkëdhelëse kjo që prindërit na e thoshin shpesh kur ishim të vegjël dhe duket se Anjeza jo vetëm nuk i ka harruar, por përpiqet t’ja mësojë edhe të voglës.

bbb.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0041038990020752