INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Bllok, jepet masa e sigurisë për Ervis Martinaj. Gjykata vendosi që...

Vrasja në Bllok, jepet masa e sigurisë për Ervis Martinaj. Gjykata vendosi që...

Publikuar më: 13:29 04-11-2018

Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata ka vendosur 30 ditë të tjera burg për Ervis Martinaj, një nga personat e përfshirë në masakrën e 4 tetorit në ish-Bllok.

Gjykata ka lënë kështu në fuqi të njëjtën masë për biznesmenin pas provave të reja të paraqitura nga prokuroria. Sot Ervis Martinajt i mbaronte afati për masën e sigurisë prej 30 ditësh qëndrimi në burg.

Prokuroria siguroi prova të reja për vrasjen në ish-Bllok, të cilat rëndojnë pozitën e Ervis Martinaj, aktualisht në burg.

Prokuroria ka zbuluar biseda në aplikacionet Whatsapp dhe Telegram të Martinajt me miqtë e tij pak minuta para ngjarjes ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha. E pikërisht me viktimën por edhe disa miq të tjerë duket se ka komunikuar 36-vjeçari Martinaj.

Pra, sipas prokurorisë nuk ka qenë takim i rastësishëm siç ka thënë Martinaj në dëshminë e tij dhe sherri nuk ka pasur si shkak ngacmimet e këngëtares Elvana Gjata por konflikte të mëparshme. Kjo është një provë e re por ekspertiza e telefonit mund të nxjerrë të tjera detaje. Ndërkohë në bazë të provave balistike, rezulton se Martinaj nuk ka qëlluar me armë mbrëmjen kur ndodhi ngjarja.

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945