INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëvarja e 47-vjeçarit në Shkodër, shkarkohen Shefi i Komisariatit dhe dy punonjësit

Vetëvarja e 47-vjeçarit në Shkodër, shkarkohen Shefi i Komisariatit dhe dy punonjësit

Publikuar më: 14:57 29-05-2018

Pas ngjarjes së rëndë në Shkodër ku një 47 vjeçar ka vrarë veten pasi doli nga komisariati i policisë, Ministria e Brendshme ka shkarkuar Shefin e Komisariatit dhe dy punonjësit e policisë.

Sipas njoftimit, ministrit Xhafaj ka kërkuar hetime të mëtejshme për çështjen, ndërkohë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka urdhëruar masën e pezullimit nga detyra, përkatësisht për P.Ç, Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësit Z.D dhe P. Zh.

Njoftimi:
Lidhur me ngjarjen ku u gjet i vetëvarur shtetasi A.K., 47 vjeç, i shoqëruar për disa orë në Polici si i dyshuar për vjedhje, sqarojmë se: Pasi është vënë dijeni mbi ngjarjen Ministri i Brendshëm z.Fatmir Xhafaj ka urdhëruar Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që në bashkëpunim me Prokurorinë të nisi një proces verifikimi dhe hetimi.
Pas verifikimeve paraprake ndaj punonjësve të Policisë të dyshuar si të implikuar me përgjegjësi, Ministri i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm shqyrtimin e çështjes me prioritet dhe marrjen e masave përkatëse deri në hetimin e plotë të ngjarjes nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z.Ardi Veliu sot ka urdhëruar masën e pezullimit nga detyra, përkatësisht për P.Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësit Z.D dhe P. Zh., me detyra SPZ (Specialist policor i zonës).
Materialet përkatëse janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ndjekje të mëtejshme penale konform ligjit.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049