INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Media franceze e pyet për dorëheqjen por Rama zgjedh këtë përgjigje

Media franceze e pyet për dorëheqjen por Rama zgjedh këtë përgjigje

Publikuar më: 15:55 29-05-2018

Edi Rama refuzon të flasë për opozitën jashtë Shqipërisë. Edhe në Francë ku dha një intervistë për televizionin francez Francë 24, Edi Rama e quajti protestën e opozitës si një çështje e brendshme e vendit, dhe që nuk duhet të zërë faqet e para të mediave ndërkombëtare. Kërkesa e opozitës është dorëheqja e Edi Ramës, pyetje e cila ju bë dhe nga gazetarja e televizionit Francë 24.
Edi Rama:
“Mendoj se nuk është një lajm që duhet të zërë faqet e para të gazetave ndërkombëtare, është jeta e brendshme e vendit, opozita është duke protestuar dhe ka një qeveri që është në fuqi. Të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit në Shqipëri kjo ndodh shpesh herë, që kur kemi hyrë në demokraci. Po dhe në fakt kur flas në një gjuhë të huaj, nuk flas ndonjëherë për opozitën se mendoj se është çështje e brendshme e Shqipërisë. Shqipëria ka parë manifestime më të mëdha kjo është jeta demokratike e vendit”.
Rama foli dhe për ecurinë e vendit drejt familjes së madhe evropiane.
Edi Rama:
“Nuk jemi duke trokitur në dyer te BE për t’u bërë anëtar po jemi duke u përgatitur për hapjen e negociatave që do të vazhdojnë shumë vite për të vendosur në jetë të gjitha reformat e nevojshme për të përmirësuar gjithçka që mund të bëjmë dhe nga pikëpamja e ligjvënies. Po, Evropa po vuan nga kriticizmi që vijnë nga brenda BE, mendoj se ka shumë arsye për këtë kriticizëm dhe më themelorja sipas meje është që sot Evropa është duke jetuar për herë të parë në historinë e saj një çast që brezi i ri i sotëm nuk e ka njohur luftën. Ndërkohë që ne ballkanasit e kemi njohur luftën. Nuk bëhet fjalë për zgjerim të BE po bëhet fjalë për të vazhduar në të njëjtën linjë atë që ka thënë presidenti juaj, Macron,nga njëra anë drejt thellimit të unionit përpara se të zgjerohemi dhe nga ana tjetër thellim të reformave në vendet e Ballkanit përpara se të bëhemi anëtar”.

Article Logic
Execution time: 0.0038118362426758