INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj: Abonetë do shpëndahen nga Bashkia

Veliaj: Abonetë do shpëndahen nga Bashkia

Publikuar më: 13:27 07-10-2016

Kompanitë e autobusave dhe biletashitësit abuzojnë me mënyrën e shpërndarjes së aboneve ndaj për këtë arsye Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka propozuar një zgjidhje që ato të shpërndahen nga pushteti vendor. Ai ka lajmëruar se për këtë problematikë do të ngrihet një kompani transporti publike që do të menaxhojë shitjen e aboneve, pasi as gjobat e vendosura kur bashkia ka konstuar shkelje nuk kanë zgjidhur problemet e qytetarëve.
Veliaj ka folur dhe në lidhje me ndotjen e ajrit në Tiranë, ku ka sqaruar se kompanitë e taksive nuk duhet të marrin më makina të vjetra vetëm të vitit 2016 e kjo sipas tij është një mënyrë që mund të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit. Këto projektvendime kreu i Bashksië Veliaj këto masa të reja i prezantoi gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Kryebashkiaku përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos pezullimin e rritjes së taksës për ndërtuesit. Veliaj u shpreh se kjo taksë do të vazhdojë të jetë në vlerën e 8%.
"Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese që refuzoi të pezulltonte taksën e ndërtimin. Ajo do vazhdojë të këtë të njejtën vlerë, me 8%. Kemi bërë një rritje për milionerët jo për shtresën e varfër'',  tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775