INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Unaza e Madhe fund i pashmangshëm për Ramën

Vasili: Unaza e Madhe fund i pashmangshëm për Ramën

Publikuar më: 18:26 10-12-2018

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar skandalin e projektit të “Unazës së Madhe”, si fund të pashmangshëm për kreun e qeverisë, Edi Ramën.

Vasili përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, shprehet se shpresat e Ramës për të mbyllur vjedhjen, kanë vdekur me kohë.

Ndër të tjera, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, i bën edhe nje apel bashkëpunëtorëve të kryeministrit, që ta braktisin, para se të jetë shumë vonë.

Reagimi i plotë i Vasilit:
Vjedhja dhe skandali gjigand i 40 milion eurove te Unaza e Re ja ka mbyllur totalisht gojen Rames.
Fundi fatal me burg eshte i pashmangshem.

Asnje rrethane lehtesuese nuk ka.
Hajdutet dhe mekanizmi i vjedhjes eshte shume i qarte.

Kompani mashtruese deri ne Amerike,tendera mashtrues,
kryeminister,minister e drejtore mashtrues, kjo eshte gropa septike e korrupsionit,qe do te perpije pa kthim Ramen.

Cdo shprese e kryeministrit se mund ta mbylle kete ceshtje ka vdekur.

Prokuroria te vonoje sa te doje,kete ceshtje nuk e mbyll dot pervec se do rendoje edhe ajo veten.
Publiku i ka ne dore te gjitha faktet te qarta,te pakundershtueshme dhe asgjesuese.

Fundi fatal i Rames eshte i pashmangshem dhe askush nuk e ndihmon dot,as edhe trastat me euro.
Kush ka mend eshte mire t'i rrije larg kryeministrit,qe vjen ere qe te mos qelbet edhe vete.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836