INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-polici vrasësi serial më i përgjakshëm në historinë ruse, vrau 77 gra

Ish-polici vrasësi serial më i përgjakshëm në historinë ruse, vrau 77 gra

Publikuar më: 18:50 10-12-2018

Një polic siberian i përshkruar si vrasësi më i madh serial i Rusisë në kohët moderne, mori një dënim të dytë me burgim të përjetshëm. Mikhail Popkov, 53 vjeç, vrau 55 gra dhe një polic afër Irkutskut midis viteve 1992 dhe 2007. Ai ishte duke vuajtur dënimin në burg për 22 vrasje të tjera. Popkov vrau viktimat pasi u ofroi atyre udhëtime në makinën e tij gjatë natës. Të paktën 10 gra u përdhunuan. Popkov u kap në 2012 pasi një mostër ADN-je identifikoi makinën e tij. Viktimat ishin të gjitha gra midis moshës 16 dhe 40 vjeç. Në tri raste ai ishte në detyrë u ofroi udhëtimin me makinën e policisë. Popkov i vrau gratë me një sëpatë dhe çekiç në rrethinat e qytetit të Angarsk, pranë Irkutskit. Ai i hodhi trupat e tyre të gjymtuar në pyje, në rrugë dhe në një varrezë lokale.

vrasesi_serial_1.jpg

Ish-punonjësi i policisë pretendonte se ky ishte "pastrimi" nga ato që ai i konsideronte si gra imorale. Numri i viktimave të tij tejkalon 48 të vrarët nga "vrasësi i shahut" Aleksandër Pichushkin dhe 52 të eleminuarit nga Andrei Chikatilo gjatë epokës sovjetike. Shenjat e gomave të lëna nga vetura e Popkov u gjetën pranë disa prej trupave. Ato e çuan policinë të kontrollonte të gjithë pronarët e automjeteve ti Niva në Angarsk. ADN-ja e pronarëve u kontrollua me atë që u gjet mbi viktimat, dhe kjo i mundësoi policisë të identifikojë Popkovin. Ai u arrestua në rrugë për në Vladivostok, në lindjen e largët, ku kishte shkuar për të blerë një makinë të re.  Vrasësi serial më vonë rrëfeu 20 vrasje. Viktima e tij më e re ishte një vajzë 15-vjeçare.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775