INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urim jo fjalë! Marina feston ditëlindjen...urimi i Eli Farës është thjesht fantastik [VIDEO]

Urim jo fjalë! Marina feston ditëlindjen...urimi i Eli Farës është thjesht fantastik [VIDEO]

Publikuar më: 17:41 27-03-2018

Eli Fara padiskutim është një ndër këngëtaret dhe femrat më të bukura në showbizin shqiptar, pavarësisht moshës këngëtarja është në top formë dhe duket sikur koha ka ndaluar për të.

Të gjithë bukurinë e saj duket se e ka trashëguar edhe bukuroshja Marina, e bija e Eli Farës. Tashmë Marina është një ndër vajzat më të komentuara në showbizin shqiptar dhe shkak për këtë janë bërë format e saj trupore si dhe foto “hot” që bukuroshja hedh në rrjetet sociale.

mama.jpg

Marina sot feston ditëlindjen e në këtë ditë nuk kishte si të mungonte një urim nga Eli e cila fillimisht i ka dërguar të bijës një buqetë me lule.

lulet.jpg

Ndërsa më vonë këngëtarja shumë e dashur për publikun ka postuar një video nga momentet më të bukura me Marinën, një foto të Marinës kur ishte e vogël dhe një tjetër tani e rritur dhe disa foto të tyre së bashku.

"Gëzuar ditëlindjen. Edhe 100 Marushka ime. Qofsh e lumtur gjithë jetën. Të dua shumë jeta ime", shkruan Eli Fara.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055