INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin a do i ngrish vezët si Bleona, Albana Osmani habit me përgjigjen e saj! [FOTO]

E pyesin a do i ngrish vezët si Bleona, Albana Osmani habit me përgjigjen e saj! [FOTO]

Publikuar më: 17:39 27-03-2018

Ngrirja e vezëve që bëri këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona, shkaktoi shumë komente dhe zhurmë në rrjetet sociale, portale dhe media të tjera rozë.

Duke marrë shkak nga kjo gjë fëmijët në emisionin “Piter Pan”, i kanë drejtuar një pyetje të tillë edhe moderatores së njohur shqiptare, Albana Osmani, e cila ka qenë e ftuara e radhës për t’iu përgjigjur pyetjeve të fëmijëve.

Nga moria e pyetjeve që u bënë, një ndër më pikantet ishte edhe ajo për ngrirjen e vezëve.

“Bleona, që ka të njëjtën moshë moshë me ty, i ka ngrirë vezët. Po ti do t’i ngrije? – ishte pyetja e rrufeshme për Albanën, e cila, po rrufeshëm, iu përgjigj: “Do të preferoja të ngrija burrat më mirë.... është ide më e mirë” – tha ajo, por përtej shakave, tha se mënyra që zgjodhi Bleona, përtej formës demonstrative, ka në bazë një gjë shumë të mirë, që është sensibilizimi: “Ajo çfarë ka bërë Bleona është një lloj sensibilizimi për të gjitha vajzat, është diçka shumë e mirë për të ardhmen e tyre. Unë jam pak më e vogël se Bleona, por vezët i kam ruajtur mirë në frigoriferin tim.”

drtuyiop.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035030841827393