INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U mbaruan fjalët? E kuptuam! Rina, Tayna dhe Fero i paskan marrë copy-paste 'detyrat e shtëpisë' së Ledrit [FOTO]

U mbaruan fjalët? E kuptuam! Rina, Tayna dhe Fero i paskan marrë copy-paste 'detyrat e shtëpisë' së Ledrit [FOTO]

Publikuar më: 19:18 20-06-2019

Ashtu si çdo vit, vera është sezoni i frymëzimit për të gjithë artistët, pasi kjo është periudha ku ata publikojnë më shumë këngë dhe klipe që shpalosin të gjithë atmosferën verore. 

Dhe mund të themi se konkurenca e kësaj vere midis artistëve, se cili prej hiteve të tyre do të triumfojë duke u kthyer në kolonën zanore të 2019-ës, është shumë e madhe.

Ndoshta konkurenca, ndoshta dhe "presioni" për të sjellë një klip verior sa më shpejt, i influencon artistët që të frymëzohen nga njëri-tjetri apo dhe nga një koncept i caktuar.

Për këtë verë, bota latine ka qenë më pranë tregut muzikor shqiptar se kurrë më parë. 

Ishte Ledri ai i cili solli "Rio", një hit që na çoi menjëherë në Brazil. 

Më pas Fero me "Ride or Die', e krahasoi të dashurën e tij, Arbenitën me një meksikane. 

As Tayna nuk mund të rrinte jashtë këtij trendi dhe në "Caliente" na tha se është shqiptare, por duket si latine. 

Dhe nuk mund të mungonte dissi, i Rinës ndaj kësaj të fundit, pasi në klipin e sapo publikuar me Adelina Ismajlin, duket qartë që provokon kur thotë: "Je ka dukesh seks si latina..." 

Epo mund të themi pa frikë se këtë verë artistët dashur pa dashur, i kanë kopjuar njëri-tjetrit copy-paste konceptin e të qenit latinë. 

collage4etbh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717