INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo shqiptare mahniti Kourtney Kardashian, u bë pjesë e klipit të Ariana Grande, tani është e ftuara speciale e Dua Lipas për koncertin për shqiptarët [FOTO]

Kjo shqiptare mahniti Kourtney Kardashian, u bë pjesë e klipit të Ariana Grande, tani është e ftuara speciale e Dua Lipas për koncertin për shqiptarët [FOTO]

Publikuar më: 18:27 20-06-2019

Bota mesa duket sa vjen dhe po dashurohet sa më shumë me shqiptarët e talentuar dhe plot stil. E para këngëtare shqiptare që mori famë botërore ishte Rita Ora me pas Bebe Rexha, Dua Lipa dhe së fundmi Era Istrefi, Elvana, Dafina, Ava Max, Gashi e shumë të tjerë janë në rruge të mbarë për të shijuar më vonë suksesin ndërkombetar. Por këtë herë bëhet fjalë për një talent tjetër shqiptar, Njomza, e cila para pak kohësh mahniti edhe motrën e Kim K, Kourtney, e cila e postoi këngën e shqiptares në Instagram.

Këngëtaren e “Sad for you” e pamë në klipin e yllit botëror Ariana Grande në këngën '7 rings', ku vlen të thuhet dukej mjaft seksi, por gjithashtu është një nga tekst-shkrueset për dy këngët e yllit botëror, ‘Thank U, Next’ dhe ‘7 Rings’.

Edhe Njomza e ka pranuar me krenari se është me origjinë shqiptare dhe duket se këtë vit do të kthehet në atdhe për të mbajtur një koncert të njohur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për “Sunny Hill”, që do të nisë pikërisht me performancën e këngëtares shqiptare. Ky lajm është dhënë nga faqja zyrtare e festivalit, ku kanë shkruar se Njomza është e ftuara e parë. Kjo do të jetë performanca e parë e Njomzës në Kosovë dhe me siguri, ajo do të pritet shumë mirë nga publiku.

e2d04ca5-10b5-418c-a6bf-347299321ba9.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002025842666626