INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tyga infektohet nga Kylie Jenner

Tyga infektohet nga Kylie Jenner

Publikuar më: 12:17 02-06-2016

Një sëmundje që e kishin familja Kardashian-Jenner, tashmë e ka edhe Tyga!

Siç duket të qëndruarit për një kohë të gjatë afër Kylie-t, ka kultivuar tek reperi dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes. Dhe në fakt pasi provoi të ishte pjesë e disa episodeve të "Keeping Up With The Kardashians", tashmë 26-vjeçari është në punë e sipër për të realizuar show-n e tij i cili do të quhet "Tyga's Den", dhe si për çudi do të përfshijë shumë ish-a të bukurosheve Kardashian si Scott Disick apo Lamar Odom. Sipas Life & Style. kjo gjë sigurisht ka bezdisur tej mase familjen Kardashian, por hey kur është fjala për të bërë para, kush po pyet për vogëlsira të tilla. Sidomos në një periudhë si kjo, duke qenë se raportohet se Tyga po përballet me probleme financiare serioze! 

Article Logic
Execution time: 0.0038728713989258