INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bamirësia e pazakontë e Justin Bieber [FOTO]

Bamirësia e pazakontë e Justin Bieber [FOTO]

Publikuar më: 11:45 02-06-2016

Justin Bieber pëlqen shumë të eksperimentojë me modelet e tij të flokëve dhe...me idetë në jetë.

Së fundmi ai ka vendosur që të dhurojë flokët e tij në stilin dreadlock për bamirësi në një organizatë humanitare. Më parë gjatë muajit prill ai u sulmua nga fansat në rrjetet sociale me arsyetimin se po përvetësonte kulturën e njerëzve me ngjyrë pasi i stiloi flokët në modelin dreadlock. Bieber shpejt e rifitoi simpatinë duke i prerë flokët e tij shumë shkurt. Megjithatë rezulton se flokët e prera janë ruajtur dhe tani kanë një mision më fisnik se thjesht të bëjnë kanadezin 22 vjeçar të duket bukur. Nuk e dimë ende se ku do të përfundojë bamirësia e Bieber, por shpeshherë flokët janë dhuruar në bamirësi për të bërë paruke natyrale për persona të cilëve u kanë rënë flokët si pasojë e sëmundjeve të ndryshme apo trajtimeve mjekësore. 

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438