INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditëse/ Familjarët tregojnë momentin si shpëtuan 13 vjeçaren nga përdhunimi

Tronditëse/ Familjarët tregojnë momentin si shpëtuan 13 vjeçaren nga përdhunimi

Publikuar më: 13:23 15-05-2018

Detaje të reja zbulohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Fier ku 3 të rinj tentuan të përdhunonin me dhunë një minorene.

Familjarët kanë rrëfyer për mediat momentin se si kanë mundur të shpëtojnë 13 vjeçaren.

Adoleshentja ishte nisur për tek shtëpia e xhaxhait si zakonisht për të shikuar televizor por mos mbërritja e saj ka shqetësuar familjarët të cilët kanë dal ta kërkojnë.

Shapkat që vajzës i kishin mbetur jashtë shtëpisë së pa banuar ka zbuluar dhe tre autorët.

Kur familjarët kishin hyrë brenda gjetën vajzën e lidhur dhe 3 të rinjtë arritën të arratiseshin duke dal nga dritarja.

Sipas policisë vajza e mitur është marrë me forcë nga Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec dhe është çuar në një banesë të pabanuar ku kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Article Logic
Execution time: 0.0038628578186035