INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët mysliman [FOTO/ORARI I AGJËRIMIT]

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët mysliman [FOTO/ORARI I AGJËRIMIT]

Publikuar më: 12:48 15-05-2018


Dita e nesërme, 16 maj shënon dhe nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, për të gjithë besimtarët mysliman.

Me rastin e nisjes së këtij muaji dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë uron myslimanët shqiptarë agjërim të lehtë e adhurim të pranuar.

“Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, por edhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë dhe nderin t’ju uroj gëzuar muajin e begatë të Ramazanit. Le të sjellë ky Ramazan në familjen e çdo shqiptari paqe, qetësi dhe harmoni”, thotë Skënder Bruçaj

Kjo periudhë konsiderohet si më me vlerë për të gjithë besimtarët ku të gjithë për 30 ditë lënë mënjan 'ushqyerjen e trupit' dhe merren me shpirtin.

Ramazani konsiderohet si një ndër 5 shtyllat e besimit mysliman.

fd36cf12-a342-43b9-af42-3d6f22acdb51.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146