INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike! Gjendet në fund të detit një trup dhe avioni që mbante Emiliano Sala-n, reagon i pikëlluar babai i tij: Jam i dërrmuar...[FOTO]

Tragjike! Gjendet në fund të detit një trup dhe avioni që mbante Emiliano Sala-n, reagon i pikëlluar babai i tij: Jam i dërrmuar...[FOTO]

Publikuar më: 14:34 04-02-2019

Operacioni i kërkimeve për gjetjen e aeroplanit me të cilin udhëtonte Emiliano Sala ka hyrë në fazat e fundit. Fillimisht u gjend avioni i rënë, ndërsa së fundi raportohet se është gjendur një trup në rrënojat e aeroplanit. Gjithashtu është publikuar edhe një fotografi e rrënojave të “Piper Malibu”.

Pas gjetjes së avionit, ka folur edhe Horacioa Sala, babai i futbollistit, i cili ka thënë se ishte i dëshpëruar, pas zbulimit të avionit “Piper PA-46” në thellësitë e kanalit anglez.

“Unë nuk mund ta besoj, jam i dërrmuar shpirtërisht e psikologjikisht. Gruaja ime, dy fëmijët e mi dhe disa miq të Emilianos janë atje. Sot nuk kam komunikuar dot me askënd. Kam folur çdo ditë me ta, por telefoni dhe ‘Ëhatsapp’ nuk po funksionojnë në atë zonë”, ka thënë Horacio për kanalin televiziv “Chronicle”.

Avioni i vogël u zbulua nga anija “FPV Morven”, e punësuar nga familja e lojtarit të zhdukur me gjithë pilotin, e financuar nga qindra donatorë. Konstatimi erdhi në ditën e parë të kërkimit të koordinuar midis kësaj anije private dhe një anije të Ministrisë Britanike të Mbrojtjes.

set.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034058094024658