INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ti sikur ishe e varfër”. E

“Ti sikur ishe e varfër”. E "masakruan" me komente, reagon Silva Gunbardhi [FOTO]

Publikuar më: 15:00 07-08-2017

Mjaftoi një deklaratë e bërë prej saj para pak kohësh ku tregonte vështirësitë ekonomike, që Silva Gunbardhi të ishte në vazhdim qendra e vëmëndjes.

  Kështu ndodhi edhe me njërën nga fotot e postuara së fundmi  nga ajo në instagram. Aty këngëtarja kishte dalë në një jaht dhe të jepte përshtypjen që  po bënte pushime luksoze. Pasi komentuesit vërshuan me kritika duke e vënë  këtë postim përballë asaj çka kishte thënë më parë për vështirësitë e saj ekonomike, Silva sqaron në një tjetër koment ku i kthen përgjigje një të njohure. Teksa ajo i komenton: “Silva, pushime të mbara”, këngëtarja  ia kthen “Genta çfarë pushime, xhiroi Dafi këngën e re dhe bëra unë një foto”. Kjo duket edhe një mënyrë për të frenuar komentet e liga ndaj saj. /intv.al/ 

dyta.png

Article Logic
Execution time: 0.0038571357727051