INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ku e di ti që Dafi nuk del me një gocë tjetër?', Silva Gunbardhi nuk ia përton gazetarit [FOTO]

'Ku e di ti që Dafi nuk del me një gocë tjetër?', Silva Gunbardhi nuk ia përton gazetarit [FOTO]

Publikuar më: 11:04 25-01-2018

Teksa ka qenë e ftuar në ‘Top Show Magazine’, Silva Gunbardhi nuk ka folur vetëm për muzikën.

Këngëtarja ëhstë pyetur edhe për marrëdhënien që ka me partnerin e saj Dafin.

Ndër të tjera Silva zbuloi se edhe ata grinden për gjëra të vogla si çdo çift.

"Çdo çift ka ato uljet e ngritjet e veta. Me Dafin unë zihem për shpejtësinë, kam merak sepse i jep shpejt makinës. Një arsye tjetër pse zihemi është sepse unë e përdor shpesh shprehjen 'O vëlla', unë kështu i them se kam dialektin, por ai nxehet kur e përdor", u shpreh Silva ndërsa tregoi se nuk zihen ndonjëherë për çështje xhelozie pasi ajo nuk del natën, vetëm Dafi del me shokët ose në studio.

Kjo ka shtyrë gazetarin Ervin Kurti që ta ngacmojë.

"Ku e di ti që nuk është me ndonjë goc dhe jo në studio?", e pyeti ai.

"Po mirë o le të jetë, ça të bëj unë, të vras veten tani?", u përgjigj Silva duke bërë të gjithë të qeshin.

76800-640-0-5a6902656f91a.jpg

 

76793-640-0-5a6902656da62.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037121772766113