INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS

Të vrasësh dhe të vetëvritesh! Shifrat alarmante, shkaqet banale[VIDEO]

Publikuar më: 15:40 22-05-2018

Numri i vrasjeve dhe vetëvrasjeve në vendin tonë është në nivele alarmante. Të dhënat e fundit të INSTAT, raportojnë se çdo dy të ditë në Shqipëri regjistrohet një vrasje, vetëvrasje ose tentativë. Një pjesë e vrasjeve ato më të bujshmet ndodhin për faktin se janë hesape të vjetra mes bandave. Po këto me kalimin e kohës janë ulur në numër dhe janë shtuar më shumë ato për shkaqe banale. Zënkat mesa adoleshentëve apo dhe vjedhjet e ndryshme kanë bërë, që shumë situata të agravohen dhe për pasojë të kenë përfunduar me viktima. Veç vrasjeve gjithnjë e më shumë po rritet dhe numri i vetëvrasjeve, ku më shumë janë shënuar tek grupmoshat e reja, që kanë zgjedhur ti japin fund jetën duke u helmuar me ilaçe për minj apo dhe me overdozë kur bëhet fjalë për përdorues të lëndëve narkotike. Shumicat e këtyre personave të paktën sipas historive të treguara më pas nga familjarët apo fqinjët e tyre kanë patur fëmijëri të vështirë, janë përballur me dështime në jetë apo jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Ndaj ata që kanë vrarë apo janë vetëvrarë më shumë janë shtyrë nga faktorë socialo - ekonomikë. Po gjithësesi një pjesë kanë rezultuar si të stimuluar nga alkooli dhe lëndët narkotike që përdornin.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00085592269897461
    array(1) { ["section"]=> string(68) "te-vrasesh-dhe-te-vetevritesh-shifrat-alarmante-shkaqet-banale-59191" }