INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ndryshimi i orarit, “kumbari” Rama ja doli, nxënësit kanë çanta më të lehta[VIDEO]

Publikuar më: 15:32 21-05-2018

Në mes të vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit vendosi, që të ndryshonte orarin mësimor, 3 orë në 6 lëndë. Fillimisht kjo nisëm, pati si kumbar kryeministrin Rama, i cili kërkoi që të gjendej një mënyrë, që nxënësit të mos mbanin më shumë libra nëpër çanta, pasi shumë nga ta nga studime të ndryshme rezultojnë me probleme të rënda në shtyllën kurrizore. E më tej Ministria për të gjetur një zgjidhje ndryshoi orarin mësimor. E që nga muaji shkurt nxënësit marrin në shkollë vetëm 3 libra nga 6. Një arsye tjetër që u tha nga zyrtarët e arsimit lidhet e me faktin se nxënësit do jenë më të përqëndruar në mësim kur kanë vetëm 3 lëndë në ditë dhe se dy orë për një lëndë ndihmojnë që ata disa detyra të shtëpisë ti realizojnë, që në klasë. Po gjithësesi para se të niste në praktikë, kjo nisëm u kundështua fort nga ekspertë të ndryshëm dhe nga vetë nxënësit për faktin se në mes të vitit shkollor ndryshimet nuk janë shumë të efektshme, por dhe se në asnjë shtet të zhvilluar nuk ka një model të tillë. Vetë nxënësit patën frikë se mos lodheshin duke qëndruar me të njëjtin mësues për dy orë rresht. Po edhe sot që kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga vënia në praktikë e këtij orari për lëndët shkencore, nxënësit thonë se është pak e lodhshme të bësh 2 orë matematikë apo fizikë.

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396