INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të verdhë, të brishtë, me vija? Më thuaj si i ke thonjtë, të tregoj çfarë zbulojnë për shëndetin tuaj!

Të verdhë, të brishtë, me vija? Më thuaj si i ke thonjtë, të tregoj çfarë zbulojnë për shëndetin tuaj!

Publikuar më: 19:54 10-01-2019

Në përgjithësi ne mendojmë për thonjtë vetëm dy gjëra: të lëmuar dhe të papërpunuar! Por, duket se ka shumë gjëra që ato tregojnë për shëndetin tuaj. Të thatë? Mund t'ju themi se keni tendencë për të zhvilluar psoriasis? Po, dhe shenjat paralajmëruese për këtë janë thonjtë e gishtave të dorës. Ne mendojmë se ato shtresa të thonjve të thatë mund të jenë më shumë sesa rezultat i larjes së enëve.

Deri tani, ndoshta e dimë që flokët apo lëkura mund të na tregojnë shumëçka për shëndetin tonë, por tani me këto argumenta duhet ta besoni që edhe thonjtë flasin për gjendjen e shëndetit tuaj aktual.

Le të fillojmë!

1. Thonj të verdhë

Thonjtë që janë të verdhë ose të trashë mund të tregojnë një infeksion fungal. Është e vështirë të trajtoheni me ilaçe të zakonshme, kështu që ju duhet t'i drejtoheni një mjeku patjetër.

2. Vija të zeza

Nëse keni vënë re se keni vija të zeza në hapësirën e thonjve tuaj, kjo mund të tregojë se keni melanoma, dhe kjo nuk është diçka që duhet të kalojë pa u vënë re.

3. Thonj të plasaritur

Çarjet nëpër thonj ose gropat e vogla kanë lidhje me psoriasis, ndaj kini kujdes!

4. Vija të bardha

Linjat e bardha horizontale janë një tregues i përbashkët i sëmundjeve të veshkave, mungesë proteinash dhe anomalitë e mëlçisë.

5. Thonj të brishtë

Ne e dimë që thonjtë thyhen, por nëse ato ju thyhen mjaft lehtë dhe shpejtë, kjo mund të reflektojë probleme me tiroidet.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0069351196289062
    array(1) { ["section"]=> string(103) "te-verdhe-te-brishte-me-vija-me-thuaj-si-i-ke-thonjte-te-tregoj-cfare-zbulojne-per-shendetin-tuaj-84062" }