INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të huajt na monitorojnë, kemi taksa të komplikuara [VIDEO]

Të huajt na monitorojnë, kemi taksa të komplikuara [VIDEO]

Publikuar më: 11:17 02-05-2018

Shqipëria shihet nga ekpertët ndërkombëtarë të ekonomisë si vend me taksa të komplikuara që dëmtojnë investimet. Renditemi të 14-tët mes 94 vendeve në botë, për sistemin më të ngatërruar të taksave dhe mënyrat e raportimit financiar. Edhe vetë shoqatat e biznesit në vendin tonë janë shprehur herë pas here se duhet të thjeshtohet sistemi i taksave, të mosndryshojë shpesh legjislacioni, që lidhet me të si dhe qeveria të konsultohet me sipërmarrësit para se të marrë masa të reja. Në rajon këtë herë na i kalon Kroacia, që perfomon më keq se ne dhe është renditur e 12 në lidhje me kompleksitetin e taksave. Më mirë se ne paraqitet, Greqia që renditet e 22, Bosnja e 40-ta, Serbia e 47-ta. 

Vendi me kompleksitetin më të lartë në aspektin e taksave në botë është Kina e ndjekur nga Brazili dhe më pas Turqia. Kurse vendet me sistemin më pak të komplikuar janë ato që njihen si parajsa fiskale që udhëhiqen nga Cayman Islands dhe British Virgin Islands. TMF Group që ka realizuar dhe raportin thotë se për të marrë rezultatet është llogaritur Indeksi i Kompleksitetit Financiar në 2018, që merr në analizë disa tregues që lidhen me taksat në fuqi, deklarimin e tyre elektronik në insitucionet përkatëse, procedurat e raportimit financiar dhe kontabilitetit.
Në anketim morrën pjesë 15 mijë sipërmarrë, që investojnë në 94 shtete të botës.

Article Logic
Execution time: 0.0047309398651123