INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Suarez dhe Kasijas nuk bashkohen me triumfin francez! Kanë dy fjalë për albitrimin dhe dhomën VAR...

Suarez dhe Kasijas nuk bashkohen me triumfin francez! Kanë dy fjalë për albitrimin dhe dhomën VAR...

Publikuar më: 13:10 16-07-2018

Fitorja e Kupës së Botës nga Franca ka lënë shumë rezerva edhe për albitrimin, i cili sigurisht nuk mund të mos kombinohej edhe me dhomën e teknologjisë VAR.

Vijojnë kritikat për gjyqtarin argjentinas Nesto Pitana.

Kësaj here ka qenë portieri legjendar Iker Kasijas, i cili ka kritikuar hapur 43-vjeçarin për episodin në minutën e 18-të ku Manxukiç shënoi autogol. Portieri spanjoll nuk e kuptoi pse gjyqtari Pitana akordoi goditje dënimi në favor të Grizmanit që nuk ekzistonte.

“Sinqerisht, nuk e kuptoj shumë mirë përdorimin e VAR. Gjyqtari sinjalizon një goditje dënimi që nuk ekzistonte në favor të Grizman. Gol i Francës në këtë aksion.

Por nuk ndodh asgjë”, shkroi Kasijas në “Twitter”.

Edhe rivalë të përbetuar kur portieri ishte pjesë e Realit, sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez ka ndarë të njëjtin mendim me Kasijasin duke shkruar: “Ke të drejtë Iker Kasijas dhe përveç kësaj, është Pogba në pozicion jashtë loje që merr pjesë në aksion”, ishte reagimi i Suarez.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0070171356201172
    array(1) { ["section"]=> string(102) "suarez-dhe-kasijas-nuk-bashkohen-me-triumfin-francez-kane-dy-fjale-per-albitrimin-dhe-dhomen-var-65226" }