INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjobitet dhe Era Istrefi? Pozon duke bërë simbolin e shqiponjës dhe më pas...ndodh çudia!

Gjobitet dhe Era Istrefi? Pozon duke bërë simbolin e shqiponjës dhe më pas...ndodh çudia!

Publikuar më: 11:58 16-07-2018

Ceremonia hapëse dhe mbyllëse e Botërorit ‘’Rusi 2018’’ u zhvillua në Luzhniki Stadium dhe sigurisht nuk mund ta mohojmë që të gjithë mezi po e prisnim performimin e këngëtares shqiptare Era Istrefit së bashku me Uill Smith dhe Niki Jam, që janë edhe këngëtarët e këngës zyrtare të kësaj Kupe Bote, si edhe legjenda braziliane, Ronaldinjo.

Pas përfundimit të performancës në fushën e stadiumit “Luzhniki”, këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare është shfaqur në tribunën e stadiumit e veshur verdhë e kaltër.

Ajo ka shfrytëzuar rastin që ta bëjë edhe shqiponjën e famshme me duart e saj. Era e ka postuar këtë foto në “Instagram” duke u ndjerë krenare për origjinën e saj. “Njohje për të gjithë. Dashuri për të gjitha kombet”, ka shkruar këngëtarja.

Por duket se dicka ka ndodhur, pasi pak kohe me pas, Era e ka fshire kete foto nga profili i saj. Çfarë e ka shtyrë Erën ta marrë këtë vendim, mos ka menduar se do te gjobitet edhe ajo?

 

era-istrefi-fshin-fototn-470x351.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227