INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Si të jesh më i fortë në palestër, ja cilën lloj muzike të dëgjosh

Si të jesh më i fortë në palestër, ja cilën lloj muzike të dëgjosh

Publikuar më: 16:28 11-09-2018

Në ditët e sotme aktiviteti fizik është shndërruar në një nga objektivat e shumë personave të cilët kërkojnë të humbasin kile apo të kenë një trup të mirë.Por shumë prej tyre lodhen dhe shumë shpejt dhe mendojnë që t’i japin fund fitness-it.

Por në këtë pikë ju vijnë në ndihmë studiuesit të cilët shprehen se duke dëgjuar muzikë gjatë aktivitetit fizik ju do të ndjeni më pak lodhjen dhe do të arrini objektivin tuaj.

Kërkuesit në Universitetin Brunel në Londër testuan efektet që kishte muzika dhe zbuluan se ndërsa stërviteshe tingujt stimulonin një pjesë të trurit duke ndikuar edhe në ndjenjën e lodhjes.

Pra duke dëgjuar muzikë teksa ushtroheshe nuk e ndjeje lodhjeje që do të ndjeje në kushte normale. Pjesëmarrësit në studim u shprehën se kishin ndjesinë se edhe ushtrimet ishin më të shpejta dhe më stimuluese.“Muzika- shprehet një nga autorët e studimit është një stimul shumë i fuqishëm dhe mund të përdoret për të zbutur ndjesitë negative trupore që zakonisht ndodhin gjatë strvitjes.

"Roli stimulues i muzikës mund të të jetë thelbësor në periudhat më kritike të trajnimit, si kur jeni pak të mërzitur dhe motivimi zvogëlohet për të cilën është më e lehtë të heqësh dorë ose në për ata persona për të cilët stërvitja është më e vështirë sepse ka probleme shëndetësore.

Meqënëse muzika ka rol stimulus gjatë aktivitetit fizik shtrohet pyetja cila lloj muzike do të ishte më e suksesshme?

Studiuesit kanë arritur në përfunimin se duke dëgjuar muzikë pop dhe rock fitoni më shumë rezistencë në sfidën tuaj me ushtrimet fizike. Dhe për tu ndier energjikë në palestër provoni këngë si ‘Don’t stop me now’ të Queen, apo Dancing Queen’ e Abba.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0012381076812744
    array(1) { ["section"]=> string(71) "si-te-jesh-me-i-forte-ne-palester-ja-cilen-lloj-muzike-te-degjosh-71345" }