INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë muzike pëlqen fetusi, surprizon preferenca…

Çfarë muzike pëlqen fetusi, surprizon preferenca…

Publikuar më: 17:24 13-06-2018

Nëse jeni duke pritur një fëmijë me siguri po mendoni se cilën muzikë duhet të dëgjojë ndërsa ai rritet në barkun tuaj.

Ndoshta ju pëlqejnë këngët e artistes Adele, por shkenctarët kanë zbuluar se foshnjat në mitër në fakt nuk e durojnë dot një melodi të tillë.

Një studimi i fundit arriti në përfundimin se foshnjat preferojnë të dëgjojnë muzikën e Bethoven, Mozart dhe Bach.Kërkuesit krahasuan reagimet e më shumë se 300 fetuseve të cilët dëgjuan zhanre të ndryshme të muzikës.

Bebet reaguan më shumë ndaj muzikës së Mozart dhe këngës tradicionale së Krishtlindjeve .

Përballë muzikës së Adele apo Shakirës, shumë prej foshnjave pëlqyen melodinë e Queen.

Studimi arriti në përfundimin se muzika klasike në rreth 84 përqind të rasteve shkaktoi reagim tek foshnjat ende të palinduara, dhe vetëm 59 përqind reaguan ndaj muzikës pop-rock.

Ende nuk është e qartë se përse muzika klasike ndikon më shumë tek fetuset por një nga studiuesit u shpreh se një zhvillim i tillë ka të bëjë me evoluimin e muzikën në vite.

Sipas doktoresë së studimit Marisa Lopez muzika është një formë komunikimi e trashëguar mes njerëzve dhe se muzika tingujt kanë paraprirë gjuhën e folur.

Sipas saj është kjo arsyeja përse bebet e palindura përceptojnë më mirë një muzikë klasike dhe kuptojnë se ne duam të komunikojmë me ta.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775