INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shumë nxehtë, por ka surpriza! Mësoni si do jetë moti nesër!

Shumë nxehtë, por ka surpriza! Mësoni si do jetë moti nesër!

Publikuar më: 19:11 31-05-2018

Moti për ditën e premte, në pjesën e parë të ditës pritet të jetë me vranësira dhe kthjellime në Veri dhe zonat qendrore. Sipas MeteoAlb, vranësira të shpeshta dhe shira të dobët do të ketë në Juglindje të vendit. Pasditja fuqizon me tej vranësirat duke sjellë rrebeshe të shkurtra në zonat jugore dhe juglindore, si edhe shira të papërfillshme në zona qendrore.

Temperaturat e ajrit vijojne pa ndryshime të ndjeshme në mëngjes dhe gjatë mesditës duke ruajtur maksimumin vendor prej 31 – 32°C. Era do vijojë e lehtë në tokë, por mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior, ndërsa në det do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039150714874268