INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S'ka pushime për deputetët, SHBA e BE miratoni në gusht 7 ligjet [FOTO]

S'ka pushime për deputetët, SHBA e BE miratoni në gusht 7 ligjet [FOTO]

Publikuar më: 10:50 28-07-2016

Janë cilësuar si 7 ligjet e emergjencës, për reformën në drejtësi, por tashmë SHBA e BE kërkojnë që këto ligje të liratohen pa u mbyllur ky sesion parlamentar. Ilir Meta deklaroi një ditë më parë se po tentohet të prishet konsensusi, duke ndërprerë kështu në mes vizitën e tij në SHBA. Por dy ambasadorët e angazhuar maksimalisht në procesin e reformës në drejtësi, Lu e Vllahutin, kanë shpërndarë një deklaratë të përbashkët për mediat, ku i kërkojnë politikës shqiptare të miratojnë 7 ligjet e emergjencë, duke filluar me atë të Vettingut. Kjo do të thotë se deputetët duhet të jenë në Shqipëri të paktën për 15 ditëshin e parë të muajit Gusht, duke shtyrë pushimet verore për gjysmën e dytë të muajit.


Deklarata e SHBA dhe BE:
“BE së bashku me SHBA-të kanë kërkuar miratimin e shpejtë të shtatë ligjeve, dhe të parin ligjit e vlerësimit (vetting), në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi.
Kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakort për këtë.
Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë”.
Ndërkohë Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakort për këtë. Tashmë pritet se si do të sillët politika shqiptare, pas konsensusit historik të saj, ku miratoi me 140 vota pro ndryshimet kushtetuese.

Article Logic
Execution time: 0.0040969848632812