INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në Shkodër, fake news nga PD-ja? Kryeministria zbulon ku ndodhet kreu i qeverisë

Rama në Shkodër, fake news nga PD-ja? Kryeministria zbulon ku ndodhet kreu i qeverisë

Publikuar më: 12:14 14-04-2018

Do të jetë Rama këtë të shtunë në Shkodër apo jo? Në media qarkulloi lajmi se kryeministri sot do të ishte në Shkodër ndërsa PD u shpreh se Rama anuloi vizitën pasi u tremb nga protesta e qytetarëve që ishin ngritur kundër TVSH në biznese.

Lidhur me këto lajme ka reaguar edhe Kryeministria e cila shprehet se Rama nuk ka patur në plan të vizitojë Shkodrës duke e konsideruar një lajm të shpikur nga PD.

Madje në reagim thuhet se Rama sot është në Vlorë për të marrë pjesë në takimin e planifikuar për 100-vjetorin e Shërbimit Stomatologjik në Vlorë ku nëna e tij Aneta Rama do të dnerohet si gruaja e parë në këtë shërbim.

Në deklaratën e Kryeminsitrisë sqarohet se vizita e supozuar në Shkodër është shpikur nga PD për të nxitur një tension të kotë në luftën e dëshpëruar me pafuqinë e saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713